Një person ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë, pasi që nuk kishte dëshmi se është vaksinuar kundër COVID-19.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i dyshuari është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, e ku është vërtetuar se më parë i ishte ndaluar hyrja për shkak të mungesës së dëshmisë.
Kurse, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“PKK Dheu i Bardhë 08.02.2022-14:00. I dyshuari mashkull është ndaluar në PKK Dheu i Bardhe. Gjatë kontrollit të dokumenteve të personit i njëjti është identifikuar se më herët i është refuzuar hyrja ne RKS, për shkak se nuk posedonte dëshmi për vaksina (anti Covid 19). I dyshuari gjatë intervistimit ka deklaruar se ka shfrytëzuar rrugët dytësore për të hyrë në Kosovë. I dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.rtvokarina