Ftesën e Vetëvendosjes për takimin e së hënës e pranon edhe PDK-ja

PDK i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve.

Në një përgjigje për Gazetën Online “Repoteri.net” nga kjo parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takim.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Reporterin se në takim do t’i bëjnë të njohura qëndrimet rreth formimit të insitucioneve.

“PDK do te marre pjese ne takimin e ftuar te henen. Si parti kryesore opozitare, qendrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bejme te njohura ne takim”, ka thënë Bytyçi.

Gjatë ditës së djeshme në dyert e tri partive, PDK, LDK dhe AAK shkuan ftesat e fitueseve të zgjedhjeve, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për konsultime rreth konstituimit të institucioneve.

Pas humbjes së zgjedhjeve të 14 shkurtit, Isa Mustafa dha dorëheqjen nga pozita e të parit të LDK-së, derisa të dielën e 14 marsit do të mbahet kuvendi i LDK-së për ta zgjedhur kryetarin e ri.”