Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës uron fillimin e vaksinimit kundër Covid-19 në Republikën e Kosovës, vaksina të siguruara nga mekanizmi COVAX I OBSH-së përmes UNICEF programit për Kosovë.
Përmes një komunikate dërguar mediave, FSSHK-ja kërkoi nga kryeministri Albin Kurti që t’i pranojë 11 mijë vaksinat e ofruara nga Shqipëria,
“Fillimisht më lejoni të falenderojë Kryeministrin e Shqipërisë Z. Edi Rama për vaksinimin e 500 punonjësve shëndetësor gjë e cila hapi një kapitull të rëndësishëm drejt luftës me Pandminë COVID-19.
Duke qenë vigjilente në përcjelljen e situatës dhe kërkesës që vaksinimi të bëhet në mënyrë sa më masovike, FSSHK, kërkon nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Z. Albin Kurti që të shfrytëzoj rastin të përdorë edhe 11,000 vaksina të ofruara nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Rama për punonjësit shëndetësor.
FSSHK falenderon 500 punonjësit shëndetësor të cilët u vaksinuan në Kukës si qytetar të parë të Republikës së Kosovës, ata u treguan dy herë HERONJË duke thyer teoritë konspirative mbi vaksinën dhe sensibilizuan të tjerët që të vazhdojnë me vaksinim.
Në fund urojmë dhe kërkojmë që Kosova të fillojë vaksnimin masiv të qytetarëve duke siguruar blerjen e vaksinave të licencuara në treg e mos të varremi vetëm nga donacionet”.
/RTV-Okarina/