Ekipet e kërkimshpëtimit në ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) gjatë ditës së djeshme kanë filluar operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50-vjeçarit i cili është parë të hidhej nga Ura e Fshejtë, komuna e Gjakovës.
Kërkimet nga njësitet e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.
Pjesëtarët e FSK-së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit.