FSK organizon aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromën Down

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të personave me Sindromën Down, janë organizuar aktivitete të ndryshme.

Aktivitet i tillë u mbajt në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë nga FSK në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Down Syndrome Kosova”.

Këto aktivitete socializuese e sportive përveq që i argëtuan fëmijët, gjithashtu iu dhanë mundësinë të njiheshin me jetën e ushtarëve.

Për të parë nga afër këto aktivitete ishte edhe Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj i cili ofroi mbështetjen e plotë nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK për këtë kategori të shoqërisë sonë.

Ndërkaq, fëmijët e shprehën kreativitetin e tyre përmes këtyre aktiviteteve dhe falenderuan FSK-në për këtë organizim.