Maska falas janë shpërndarë edhe në Komunën e Skenderajt nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, qysh në orët e para të mëngjesit.
Pjestarët e FSK-së janë vendosur në sheshin e qytetit “Adem Jashari”, duke shpërndarë maska falas për qytetarët, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e Coronavirusit.
Duke u përballur me rritje të numrit të të infektuarve brenda 24 orëve, Qeveria e Kosovës u detyrua të marrë masa të reja antiCovid, duke ndaluar dasmat dhe ahengjet, ka mbyllur klubet e natës, dhe ka kufizuar orarin e punës së gastronomisë deri në orën 22:30.
\RTV-Okarina\