Franca ndihmon Kosovën në luftën ndaj Covid-19

 

Sot, Franca i ka dorëzuar Kosovës donacionin e radhës në luftën ndaj Covid-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj e ka pranuar këtë donacion nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.

“Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, znj. Marie-Christine Butel.

Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19.

 

 

Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel.
Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore”
shkruan Zemaj.

/RTV-Okarina/