Franca merr presidencën e BE-së në prag të zgjedhjeve

 

Franca sot do të marr presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, duke i dhënë presidentit Emmanuel Macron shansin për tu paraqitur si udhëheqësi de-facto i BE-së në prag të zgjedhjeve që do të mbahen në këtë shtet në muajin prill.

Mediet franceze, e shohin këtë si dhuratë për presidentin e tanishëm të Francës, Emmanuel Macron, ku ky i fundit ka bërë të ditur se do të ketë një agjendë ambicioze për bllokun 27-anëtarësh, që gjithashtu mund t’i shërbejë fushatës së tij të brendshme për rizgjedhje si president në krye të Francës.

“Viti 2022 duhet të jetë një pikë kthese për Evropën,” tha ai në një fjalim kombëtar në natën e Vitit të Ri që përshëndeti rolin e BE-së gjatë krizës së COVID-19, shkruan France24.

Ndërsa, për shënuar fillimin e presidencës gjashtëmujore, Franca ka ndriçuar ndërtesat historike në të gjithë vendin, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Harkun

Kujtojmë se ky mandat i presidencës së BE-së fillon më 1 janar dhe përfundon më 30 qershor.