Fotografohen së bashku dy numrat nëntë të Real Madridit

 

Real Madridi po kalon një edicion shumë të mirë në këtë sezon të udhëhequr nga francezi Karim Benzema.

Por “mbretërit” nuk e kanë vetëm një margaritar në “Santiago Bernabeu”, por edhe në skuadrën e femrave ata kanë një xhevahir që bart po numrin 9.

Kosovare Asllani, e cila përfaqëson kombëtarën e Suedisë ka publikuar sot në rrjetet sociale një foto me superyllin francez.

32-vjeçarja erdhi tek “Los Blancos” në vitin 2020 dhe që nga ajo kohë ka shënuar 18 gola në 41 paraqitje.

“The Queen” më parë ka luajtur dhe për skuadra tjera të mëdha si Manchester City dhe PSG.

Asllani me kombëtaren suedeze ka zhvilluar 157 ndeshje duke shënuar dhe 40 gola.