“Miell, krypë e pak dashni, kaq t’vyen me ba fli.”
Traditat janë, kanë qenë dhe do të mbeten themeli i identitetit tonë që na bashkon e kujton se e kaluara jonë ka pasur vlera. Dashurinë për zakonet tona, vendet piktoreske, artistët e njohur kosovar po i rikthejnë një grup të rinjsh të quajtur Rráj, të cilët kanë vendosur të promovojnë vlerat tona përmes marketingut digjital.
Grupi Rráj përbëhet nga 6 anëtarë të rinj plot energji dhe entuziazëm. Anëtarët e grupit janë: Vahide Spanca, Lenda Mullabazi, Elta Bajrami, Korab Gashi, Daolin Ajeti dhe Gerti Thaçi.
Rraj quhet grupi i tyre, për shkak të rrënjëve shqiptare dhe lashtësisë të rrënjëve tona kështu duke mos harruar rrënjët tona dhe nga vijmë.
E veçanta e këtij grupi është përdorimi i dialektit gegë në përmbajtjen e shkruar. Arsyeja është në theksimin e elementeve të shqipes së folur e shkruar në Kosovë, por dhe që lexuesi të ndihet më i afërt dhe përshtatet sa më shumë me atë që lexon.
Rráj në postet e tyre tregon dhe nga rrjedh emërtimi i plisit, çiftelisë e pse quhet fli, ndër të tjerash postet shfaqin dhe fjalë të urta të përdorur në popull.
Promovimin e vlerave, vendeve piktoreske, promovimin e kulturës, zakoneve dhe traditave, promovimin e sportit, artit dhe arritjeve të rinisë sonë mund të i shihni, të gjitha në rrjetet sociale, si Facebook dhe Instagram.
Kampanja Rráj është pjesë e projektit ‘Empower Kosovo Youth IDENTITY’ të implementuar nga 4-H Kosova. Ky projekt u financua përmes grantit të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.