Formohet grupi i punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta

 

Në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të kryesuar nga kryetari Ferat Shala sot është formuar Grupi i punës për nismën legjislative për hartimin e Projektligjit për kriptovaluta.

Kryesuese e këtij grupi është zgjedhur deputetja Mimoza Kusari-Lila, derisa anëtarja e këtij grupi Jeta Statofci theksoi se me anë të këtë këtij ligji synojnë ta krijojnë një bazë ligjore sa më e përshtatshme për kriptovalutat.

“Siç e kemi të paraparë edhe në Planin e punës është edhe projektligji për kriptovalutat. Ne kemi pranuar hulumtimin, kështu që mendoj që është e udhës edhe formimi i grupit punues, i cili do të angazhohet në këtë projektligj.

 

 

Propozoj që krahas edhe grupit formues, të ketë edhe angazhim të ekspertëve pasi që është fushë e re për të dhënë kontributin e tyre në krijimin e një baze ligjore sa më të përshtatshme edhe konform nevojave që identifikohen në treg”, theksoi Statovci.

Ndryshe, shumë qytetarë në Kosovë kanë investuar në kriptovaluta, megjithëse nuk është e rregulluar me ligj deri tash.

 

\RTV-Okarina\