Flet Pacolli: Ministrja Gërvalla nuk duhet të shkarkohet

 

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk duhet të shkarkohet.

Pacolli nuk ka dashur që të komentojë deklarata e Gërvallës së viteve më parë që ka deponuar dëshmi në Gjykatën Speciale, duke sugjeruar që për këtë çështje të pyetet vet ajo.

Por sipas Pacollit, kryediplomatja Gërvalla po bënë punën e saj me përkushtim.

“Ministrja Gërvalla ka sqaruar dhe ju mund ta pyesni për detaje atë. Nuk kam çfarë të shtoj këtu, por nuk duhet të shkarkohet”.

 

 

“Ministrja Gërvalla po bënë punën e saj. Për deklarimet e saj mund ta pyesni atë jo mua”.

Ajo ka folur edhe për planin e punës së Qeverisë, për çka ka thënë se shumë shpejt do të shkojë për Kuvend në diskutim.

“Tani ne kemi informata prej Qeverisë që gjatë kësaj jave do të diskutohet për plan në Qeverinë e Kosovës dhe shumë shpejt do të vije në Kuvendin e Kosovës”.

“Ne si komision kemi filluar që të punojmë ne planin e punës dhe në momentin kur marrim agjendën legjislative dhe planin qeverisës ne do t’i fusim edhe çështja tjera”.

 

\RTV-Okarina\