Florent Spahija nga Instituti Demokratik i Kosovës ka treguar më shumë rreth hulumtimit “Bordet politike” të publikuar dje dhe se çfarë kanë analizuar.
“Është një analizë që ka marrë aspektin ligjor së cfarë përmbanë ligji për ndërmarrjet publike dhe është analizuar se ku qëndrojnë dallimet dhe cilat janë pikat që do duhej të implementohen gjatë përzgjedhjes së bordeve”.
“Kemi parë që përgjatë vitit 2020 kur është kryer hulumtimi dhe nuk e kemi marrë qeverinë aktuale e as bordet që janë tash për shkak se ka çdo ditë emërime dhe shkarkime – por në fund të vitit me shumë gjasë do të dalim edhe me hulumtimin për këtë vit dhe të shohim se si kanë vepruar”.
Spahija në Sytë 7 në Klan Kosova tregoi më shumë rreth të gjeturave nga ky hulumtim.
“Shpesh bëhet gabim në atë “përzgjedhja dhe emërimi”, është shumë e qartë që zgjedhja nënkupton kalimin përmes një procedure të konkurrimit dhe kalimin nëpërmjet disa trupave që qeveria i ngritë dhe palët të cilat aplikojnë duhet t’ju nënshtrohen testeve ose procedurave që parashihen me ligj. Tek emërimi është ndryshe pasi qeveria emëron duke zgjedh persona të caktuar sipas dëshirës dhe i vendos në ato pozita”.
“Shumica e bordeve që ishin pjesë e hulumtimit kishin njerëz të emëruar dhe kanë rezultuar se janë politikë për faktin se shumica e njerëzve kanë qenë ish-kandidatë për kryetarë komunash, ish-kandidatë për deputetë ose asambleistë të cilët nuk e kanë kaluar garën politike dhe më pas për t’i shpërblyer për angazhimin e tyre dhe mundin që kanë bërë emërohen kështu – gjë që është e ndaluar”, tha Spahija.
\RTV-Okarina\