Është deklaruar nga Klinika Infektive që sot ka filluar procesi i vaksinimit kundër Covid-19 për punëtorët shëndetësor.
Teksa tregoi që po ndjehet mire, pas marrjes se vaksinës, drejtori i Klinikës Infektive, Izet Sadiku, shtoi se kjo është një ditë historike për vendin tone.
Edhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi u deklarua për media dhe apeloi tek të gjithë qytetarët, t’a marrin këtë vaksinë pasi që është e sigurt.
Ndërsa epidemiologia Haxhiu tha se planifikojnë që deri në fund të vitit të vaksinojnë 70% të popullsisë.
“Sot ka filluar procesi i vaksinimit, së pari po vaksinohen punëtorët e Klinikës Infektive, njëkohësisht në sallën 1 Tetori janë duke u vaksinuar punëtorët shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit. Deri në 70% të popullsisë planifikohen të vaksinohen deri në fund të vitit. Nga e enjta fillon vaksinimi edhe në komuna të tjera. Brenda një ditë në sallën 1 Tetori është planifiku 760 persona me u vaksinu”.
/RTV-Okarina/