Një sukses shumë të madh ka arritur mundësi i Shqipërisë, Zelimkhan Abakarov të premten. Ai është kualifikuar në finale të kampionatit botëror që po mbahet në Beograd. Pra e ka të sigurt medaljen. Flamuri kuqezi i shqiptarëve do të valojë në Beograd shkruan Futbolli.info.
Abakarov në gjysmëfinale të kategorisë deri 57 kilogramë e mposhti serbin Stevan Miqiq. Ndaj tij ishte bindës dhe fitoi 6:1.
Abakarov është nga Çeçenia, por tashmë i natyralizuar nga Shqipëria. Ai ka katër fitore deri më tani. Është ky suksesi më i madh i mundjes shqiptare deri më tani dhe i sportit të Shqipërisë në përgjithësi.
Në finale, Abakarov do të takohet me amerikanin Thomas Gilman.shkruan /Okarinapress