Atalanta e Gasperinit mbrëmë barazoi kundër Manchester Unitedit në kuadër të xhiros së katërt të grupit F të Ligës së Kampionëve.
Ilicic e Zapata shënuan për skuadrën italiane, kurse Ronaldo shënoi të dy golat për anglezët.
Pas paraqitjes mbreslënëse të portugezit, në fund të takimit u takua me trajnerin e Atalantës me të cilin shkëmbyen një bisedë plotë humor.
Gasperini tregoi se çka i tha CR7-shës:
“Ronaldo? Çfarë mund të them, është e pabesueshme, e çmendur, ai nuk tërhiqet kurrë. Disa madje arritën të thonë se ai ishte një problem, imagjinoni Ronaldon si një problem. Në fund i thashë: “E di çfarë themi ne në Itali, shko në ferr”, përfundoi trajneri italian”.
\RTV-Okarina\