Fitore Haklaj mblodhi figura të njohura në ekspozitën e saj në Gjenevë të Zvicrës

 

Në Universitetin e Kulturave të Gjenevës, të shtunën është hapur ekspozita e artistes shqiptare Fitore Haklaj.

Në këtë ekspozitë, ishin të pranishëm zyrtarë nga Konsullata e Kosovës në Bern, përfaqësues të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar nga Greqia, Norvegjia, Italia, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, Drejtoresha e Universitetit të Kulturave të Gjenevës Albana Krasniqi-Malaj, si dhe anëtarë të shoqatave shqiptare, e bashkatdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Po ashtu, takimin e nderuan edhe Ambasadori i parë shqiptar në OKB, Vladimir Thanati, dhe Arbëreshi i Italisë Mimmo Imbrogno.

Në këtë takim, artistja shqiptare ka dhuruar disa portrete:

Portreti i Isa Boletinit, iu dhurua kryetarit të Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Portreri i Nënë Terezës iu nda për kryetarin e Gjenevës, por nuk ishte prezent.

Portreti i Skënderbeut iu dhurua Ambasadës së Kosovës në Bern.

Përveç pikturave Haklaj ka prezantuar edhe poezitë e saj të mbledhur në tre vëllime poetike.

Haklaj, në një prononcim për media ka thënë se prezantimi i pikturave në Gjenevë, nënkupton mbajtjen gjallë të identitetit shqiptar.

“Sigurisht që unë ndjehem shumë mirë kur pikturoj figura të njohura shqiptare, dhe gjithçka që ndërlidhet me shqiptarët, përfshirë kulturën dhe traditën. Kjo mban gjallë të identitetit shqiptar, pasi ndikon në familjet shqiptare që jetojnë në perëndim”, ka thënë Haklaj.

 

Ja disa nga pikturat që u shfaqën në ekspozitë:

 

\RTV-Okarina\