Firma Klaiqi pjese e spektaklit ne Bazel

Kombëtarja e Kosovës në futboll barazoi 1:1 me Zvicrën në Bazel, në ndeshjen e parafundit të këtij cikli eliminator për “Euro 2024”.
Të pranishëm në stadiumin “St. Jakob Park”, ishin mbi 20 mijë shikues shqiptarë të cilët krijuan një atmosferë të paharruar.

Por në mesin e shumë bashkëatdhetarëve tanë, ishte edhe një shikues i veçantë.

Bëhet fjalë për një ndërmarrës shumë të suksesshëm që jeton dhe vepron në Gjermani, Sahit Klaiqi. Klaiqi i cili me shumë sukses drejton kompaninë e tij të njohur, ai njihet edhe si dashamirës i sportit dhe njeri human i cili ka dhënë kontribut të madh në vendin tonë.

Firmën e tij dhe biznesmenin e njohur Sahit Klaiqi, stafi i Okarinapress e falenderon për sponsorizimin e këtij udhëtimi në Bazel.