Fillon seanca e radhës ndaj Thaçit, Veselit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale

 

Ka filluar konferenca e pestë mbi ecurinë e çështjes gjyqësore në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Aktakuza i bënë përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer gjatë viteve 1998-1999.

 

 

Këto krime të pretenduara përmenden në një raport të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, autor i të cilit është senatori zviceran, Dick Marty.

Seanca ka filluar 45 minuta me vonesë, pasi që ishte paraparë të fillonte në ora 11:00.