Sot ka filluar aksioni “Java e Pastrimit”, i organizuar nga Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, ku për një javë, në mënyrë vullnetare do të bëhet pastrimi i hapësirave publike dhe largimi i mbeturinave në qytet por edhe në fshatrat e komunës sonë.
Me këtë rast, Jashari bëri thirrje për qytetarët që të kujdesemi për mjedisin në të cilin jetojmë duke e trajtuar atë si shtëpi tonë të përbashkët.
“Falënderime të mëdha për KRM “Uniteti” dhe gjithë ata vullnetarë të cilët i janë bashkangjitur këtij aksioni.
Bashkë në mbrojtje të mjedisit!”, shkruan mes të tjerash Jashari.
\RTV-Okarina\