Mbrëmjen e së mërkurës u zhvilluan dhe tetë ndeshjet e para për grupet A, B, C dhe D në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Në këtë mbrëmje Liverpool e Real Madrid fituan derbit e mbrëmjes duke mposhtur skuadrat italiane.
Gjithësej u realizuan 28 gola në tetë ndeshje ku vetëm në ”Etihad” u realizuan nëntë gola.
Grupi A
Manchester City fitoi me rezultat tenistik kundër Leipzigut me rezultat 6-3, ku të tre golat për musafirët i realizoi Nkunku në minutat 42, 51 dhe 73. Kurse, për ”Qytetarët” realizuan Nathan Ake (16′), Nordi Mukiele (autogol 28′), Mahrez (45+2′), (Grealish (56′), Joao Cancelo (75′) dhe Gabriel Jesus (85′).
Kurse në ndeshjen tjetër të këtij grupi PSG u ndal në barazim nga belgët e Club Brugge 1-1.
Golin për parisienët e realizoi Herrera në të 15-tën, kurse për vendasit shënoi Vanaken në të 27-tën.
Grupi B
Liverpool fito derbin e xhiros së parë në grup duke mposhtur Milanon me shifrat 3-2.
Liverpool-in në epërsi e kaloi Tomori me një autogol në minutën e 9-të, kurse në minutën e 14 Salah humbi një 11-metërsh.
Në fundin e pjesës së dytë Milan befason vendasit me dy gola të shpejtë. I pari që shënoi ishte Rebic në minutën e 42-të dhe në të 44-tën Diaz i dërgoi ”Rossonerët” me epërsi në zhveshtore.
Mirpo, në pjesën e dytë ”The Reds” morën frenat e lojës dhe dominuan totalish në çdo aspekt të lojës.
Salah shënoi katër minuta nga fillimi i pjesës së dytë për barazimin 2-2, kurse kapiteni Hemderson në të 69-tën realizoi një gol shumë të bukur për fitoren e të besuarve të Klopp.
Ndeshja tjetër e grupit B ishte ajo ndërmjet Atletico Madrid dhe Porto e cila u mbyll pa shumë raste dhe pa gola.
Grupi C
Besiktas nuk arriti t’i bënte ballë Dortmundit dhe u mposhtën 2-1.
Bellingham ishte heroi i ndeshjes duke shënuar në minutën e 20-të dhe duke asistuar në golin e Haland në kohën shtesë të pjesës së parë.
Në fundin e takimit Montero zvogëloi rezultatin në 1-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Në ndeshjen tjetër të grupit C, Ajax bën ligjin në ”Estadio Jose Alvalade” të Sportingut duke fituar si musafir 5-1.
Qendërsulmuesi Haller shënoi katër gola në minutat 2,9, 51 dhe 63, kurse një gol realizoi Steven Berghuis në të 39-tën.
Për vendasit portugez realizoi Paulinho për rezultatin e përkohshëm 1-2.
Grupi D
Debutuesit e Sheriff fituan pastër 2-0 kundër Shakhtarit në ”Sheriff Stadium”. Golat historik për vendasit i realizuan Adama Traore në të 16-tën dhe Momo Yansane në të 62-tën vulosi fitoren historike për vendasit.
Ndeshja tjetër e këtij grupi ishte derbi Inter – Real Madrit me ”mbretërit” që fituan në minutat e fundit 1-0.
Golin e fitorës e realizoi i inkuadruari në pjesën e dytë Rodrygo pas asistimit të Camavingas.
\RTV-Okarina\