Pamje nga festa e Italisë pas rikthimit në Romë

 

Italia e ka festuar titullin evropian me një paradë me autobus të hapur në Romë, një ditë pas triumfit në finale të Euro 2020 kundër Anglisë.

Italia u rikthye në Romë mëngjesin pas triumfit në finale të euro 2020 kundër Anglisë të dielën, si dhe u takua me presidentin dhe kryeministrin e vendit dhe bëri paradë nëpër qytet në një autobus të hapur.

Italia e mundi Anglinë 3:2 në penallti pas një barazimi 1:1 gjatë 120 minutave, për ta fituar trofeun e dytë evropian të dielën në Londër.

 

 

Gianluigi Donnarumma ishte heroi i Italisë pasi i priti tri prej pesë goditjeve të anglezëve në penallti, para 66 mijë tifozëve në Wembley, për ta kthyer titullin evropian në Itali pas plot 53 viteve.

Pas një ngurrimi fillestar, autoritetet italiane i dhanë leje ekipit kombëtar të kaltër të festojnë në një autobus të hapur nëpër rrugët e Romës, pasi e kishin vizituar presidentin  Sergio Mattarella dhe pastaj kryeministrin Mario Draghi.

Ata festuan bashkë më mijëra tifozë që i kishin mbushur rrugët, si dhe me tenistin Matteo Berrettini, i cili kishte humbur në finale të Wimbledonit të dielën.