Festa vazhdon në Skenderaj edhe në futboll

Drenica ka marrë një fitore të madhe kundër Dritës në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj me rezultatin 2-1.

Vendasit e nisën shumë mirë takimin teksa në minutën e 8′ Fatlum Gashi realizoi një gol të bukur nga distanca.

Në pjesën e parë Drenica ishte më e mirë dhe këtë lojë më të mirë e konkretizuan edhe me golin e dytë në fundin e pjesës së parë ku Kreshnik Uka realizoi nga penalltia.

Me fillimin e pjesës së dytë gjilanasit ngushtuan rezultatin me anë të Simonovskit në minutën 46′.

Drenica u mbrojt shumë mirë në vazhdimin e ndeshjes dhe arriti ta ruante avantazhin duke marrë tre pikë të arta.

Ndeshja ishte shumë intenzive dhe me ritëm edhe përkundër faktit që u luajtë në një fushë shumë të vështirë për shkak të reshjeve të borës.

Pas kësaj fitoreje tani Drenica ka grumbulluar 31 pikë, kurse Drita mbetet prapa në garën për titull.