Fermerët e revoltuar me nepotizmin e Komunës së Skenderajt

Fermerët e komunës së Skenderajt pas publikimit të listave të përfituese të granteve bujqësore kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre me procesin e përzgjedhjes duke kritikuar pushtetin lokal për nepotizëm, duke u dhënë grante militantëve partiak e familjarëve të tyre.

Shaban Koci nga Polaci i Skenderajt është njeri nga ta, i cili në rrjetin social facebook ka shkruar:

“Aplikova muj me par ne drejtorin e bujqësis ne Skenderaj per një frez dhe besoja se i plotsoja te gjitha kushtet por sipas komisionit komunal ata sigurisht kan vlersu se ata farmer qe kan ma shum se 10hektar tok te punuar nuk i plotsojn kushtet per ket grand sepse duhet te ket ma pak se 2 hektar tok gjithmon sipas vlersimit te tyre! Respekt per krytarin nenkytarin dhe drejtorin e Bujqësisë!”