Fatbardha Haliti – Mustafa e cila në mandatin që sapo ka përfunduar ishte “SHEFI” i legjislativit në Komunën e Skenderajt duke kryesuar sukseshëm Kuvendin e Skenderajt në një klimë jo të përshtatshme politike e cila u karakterizua me një “LUFTË” të pa shpjegueshme nga oponenca politike e mbështetësve të Sami Lushtakut kundrejt planëve zhvillimore të Kryetarit të Skenderajt Bekim Jashari.
E para femër në këtë pozitë në historinë e kësaj komune “Bardha” siç e thërrasin të gjithë në Skenderaj ishte rreshtuar që në fillim të mandatit përkrah Bekim Jasharit në qëverisjën e tijë ne mandatin e kaluar.
Në Listën e Pavarur Bekim Jashari nën Slloganin “IDEAL PËR SKENDERAJ” Kryesuesja e Kuvendit të Skenderajt Fatbardha Haliti – Mustafa mbante numërin dy (2) në listën zgjëdhore.
Pas publikimit të rezultatëve preleminare për Kuvend Komunal nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjëve, e para femër në historinë e Drenicës në krye të Kuvendit Komunal kjo zonjë e fortë e quajtur Fatbardha Haliti-Mustafa ka siguruar votat e nëvojshme edhe për një mandat në këto zgjedhje lokale.
Bardha ka falendëruar mbështetësit e saj për besimin ju sjellim shkrimin e plotë në llogarinë e saj në facebook.
“Të nderuar qytetarë të komunës së Skenderajt.
Më lejoni të ju shpreh falënderimet e mia që pavarësisht mundësive të ofruara ju vendoset që unë të jem përfaqësuesja juaj në kuvendin komunal.
Me zgjedhjën tuaj më keni vlerësuar jo vetëm mua por keni vlerësuar gratë si pjesë përbërse e vendimmarrjës dhe kontributit në shoqëri.
Uroj të jemi gjithmonë së bashku në të mirë të jetës së qytetarëve të Skënderajit.
Me shumë respekt Fatbardha Haliti-Mustafa