Federata Ndërkombëtare e Xhudos: Vazhdon të na mahnisë Kosova

 

Kosova mori pjesë në Mastersin e Dohas me pesë garues, katër nga të cilët u kthyen me medalje.

Distria Krasniqi fitoi të artën, kurse Majlinda, Nora dhe Loriana u stolisën me medalje të bronzta. Ndërkohë, Akil Gjakova u rendit i shtati në kategorinë e tij.

Për këtë sukses të Kosovës ka shkruar edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos, duke e lavdëruar punën e madhe të Kosovës.

 

 

“Kosova vazhdon të mahnisë me katër medaljet e Mastersit. Krahasuar me numrin e pjesëmarrësve, është padyshim një nga vlerat më të mira për ekipin e tyre.

Puna e bërë nga përzgjedhësi Driton Kuka është një model i llojit të vet”, ka shkruar sot Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Të gjithë xhudistët pjesëmarrës morën pikë olimpike në këtë Masters, të cilat do t’u ndihmojnë për renditje më të mirë para Lojërave Olimpike që do të mbahen në verën e këtij viti.

 

/RTV-Okarina/