Fatmir Limaj nga shtëpia e Thaçit: Ky është çmimi i lirisë

 

Ish bashkëluftëtari i Hashim Thaçit, dikur bashkëpartiaku i tij, kryetari i NISMA Socialdemokrate ka vizituar babain e Hashim Thaçit, në Burojë, shkruan RTV Okarina.

Me këtë rast ai ka shkuar:

“Me bashkëpunëtorë ishim në vizitë në familjen e presidentit Hashim Thaçi, ku si gjithmonë baca Haxhi na priti me gëzim e zemrën plotë me dashamirësi e ngrohtësi prindërore.

Përherë te baca Haxhi e djemtë e tij shohim krenari e burrni. Ky prind luftëtari e di më mirë se kush do, se ajo që po ndodh në Hagë vazhdon të jetë çmim i lirisë që po paguhet me mungesën e sakrificën që po e paguajnë presidenti me bashkëluftëtarët tanë.
Prandaj, prindërit, fëmijët dhe familjet e tyre janë të fortë, kokëlartë e krenarë për ata që e udhëhoqën Kosovën drejt lirisë dhe pavarësisë.

Krenar me UÇK-në dhe luftën saj të drejt, të pastër e të lavdishme.” /RTV Okarina/