Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Fatlum Gashi.
Mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.
Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën ne BKT Superligë.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Drenica, e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT.
Më parë këtë çmim e ka fituar dy herë Kreshnik Uka te skuadra e Drenicës.