Fatjona Kurmehaj humb betejën me leukeminë

 

Fatjona Kurmehaj ka kohë që kërkonte ndihmë për shërimin e saj jashtë vendit, por sëmundja nuk priti dhe ia mori jetën.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur ish-deputeti, Rasim Selmanaj, i cili shprehi ngushëllimet për humbjen e Fatjona Kurmehaj.

 

 

“Lajm tronditës. E paska humbur betejën me sëmundjen e Leukemisë Fatjona Kurmehaj, vajza i bashkëvuajtësit tim të burgjeve serbe Zenel Kurmehaj! Bashkëndjejmë dhembjen me familjen Kurmehaj nga Strellci i Epërm! Shpirti i Fatjonës u preht në paqën e pasusun!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

/RTV-Okarina