Familjari i të pagjeturve i drejtohet Kurtit: Pyeti Vuçiçin e Daçiqin për bacën Ukë, ta dimë ku e çoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur para mediave sot në vizitën që ka pasur në Krushë të Madhe në përkujtim të masakrës së forcave serbe të ndodhur aty.

Një familjar i të pagjeturve e pyeti Kurtin se a do të jetë prioritet në Qeverinë “Kurti II” çështja e të pagjeturve në dialog me Serbinë.

Vuçiçit e Daqiqit t’thoni me qetë datë është marrë Ukshin Hoti, kur nuk është kanë masakëra e Krushës, duhet të japësh përgjegjësi para botës ku e ke qu, çka bane me ta. Nëse merrni në dialog kërkojani emrin e bacit Ukë , ta dim se ku e qoj serbi”, tha familjari.

Kurti aty është pyetur edhe për çështjen e presidentit, teksa ka thënë se zgjedhja e tij do të përfundojë së shpejti, percjell Reporteri

“Do ta kryejmë edhe hapin e tretë shumë të rëndësishëm të konstituimit të institucioneve në legjislaturën e tetë, por sot jemi duke bërë homazhe në Krushë të Madhe për dëshmorët dhe martirët e luftës”, ka thënë Kurti.

Ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë, teksa ka thënë se prioritare në këtë proces është çështja e të pagjeturve dhe krimeve që janë kryer ndaj popullit shqiptar.