Disa banorë nga Llausha e Skenderajt kanë rregulluar vet rrugën që po u shkakton telashe në komunikacion.
Në këtë rrugë e cila lidh disa fshatra të Skenderajt ishin krijuar dy gropa të mëdha të cilat nuk u rregulluan që një kohë të gjatë.
Ishin qytetarët ata që rregulluan vet rrugën për të evituar ndonjë aksident në këtë zonë.