Fadil Nura me vendim skandaloz dhe të jashtëligjshëm, dëshmon qëllimin e tyre për keqperdorimin e parasë publike

Dita ditës po dëshmohet ajo që është folur dhe që flitet në opinion publik që gjithë ajo “luftë” dhe gjithë ajo propagandë e manipulim të votave nuk është bërë për të qeverisur ndershëm por për të vazhduar pasurimin e individëve e grupeve të caktuara në krah të parasë së qytetarëve. Dëshmi e kësaj është edhe emërimi i z. Haxhi Bejta në krye të Prokurimit të komunës së Skenderajt, vetëm një ditë pas marrjes së detyrës së Kryetarit nga Fadil Nura.

Pra me datë 01 dhjetor, javën e kaluar, Fadil Nura ( i detyruar nga shefat e tij) mori vendim të jashtëligjshëm për emërimin e z. Haxhi Bejta në udhëheqje të Zyrës së Prokurimit, zyre kjo në të cilën z. Bejta ka punuar për disa vite, deri në largimin e tij nga puna nga komisioni disiplinor për shkelje të rëndë të ligjit për shërbyesit civil, në kohen e qeverisjes Jashari. “Haxhi Bejta që tri vite nuk është në marrëdhënie punë në Komunën e Skenderajt, ishte larguar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 

Pas largimit Haxhi Bejta ishte ankuar në Këshillin e Pavarur Mbikqyrës organ ky që mbronë të drejtat e shërbyesve civil, në ankimimin e tij Haxhi Bejta ishte refuzuar duke lënë në fuçi vendimin e Komisionit Diciplinor të Komunës së Skenderajt. Në bazë të ligjit kryetari i Komunës nuk ka të drejtë të emroi ushtrues detyre të Shefit të Prokurimit Publik një përson që nuk është në mardhënie punë në stafin civil si shërbyes publik.

 

Njëriu i cili ka tashmë aktakuz të ngritur nga prokuroria e shtetit, për abuzim me detyrën zyrtare dhe shpërdorim të milionave nepërmjet tenderave dhe aferave tjera korruptive Mediat kishin raportuar në kohë se Haxhi Bejta ishte i përfshirë në afera korruptive dhe se për këtë ka tashmë të ngritur akuz nga organi i akuzës”, raporton “globi sot”. Ai po ashtu me autorizim të z. Nura, vite me parë kishte shkuar edhe në komunën e Leposaviqit, si zyrtar i Prokurimit. A do të vazhdojë z. Nura ta mbajë këtë vendim në fuqi mbetet të shihet ditët në vijim.rtvokarina.h