Kryetari i Skenderajt i shoqëruar nga militantët partiak trysni menaxhmentit të QKMF-së “lironi pozitat u kam premtuar njërzve të partisë”
Kryetari i Skenderajt z. Fadil Nura ka vizituar brenda 10 dite mbi katër here QKMF-në në Skenderaj.
Siç merr vesh globisot.net krytari Nura ka vizituar edhe ne oret e vona te nates këtë institucion.
Punonjësit Shendetsorë në këtë institucion po e shohin se ka filluar presioni mbi menaxhmentin e QKMF-së në Skenderaj,
Ky institucion QKMF-ja në Skenderaj po ballafaqofen me mungesa të mëdha të barërave medicionale të listës esenciale, “na duhet ti detyrojmë pacientat të blejnë sistemin për t’i jap një infuzion nuk kemi as gjerat më elementare ne këto kohë pandemie, gjindemi në një gjendje të rëndë gripoze nuk kemi nevoje për presion por per furnizim me barrna e medikamente tjera te nevojshme per sherbimin e qytetarëve “ thot një burim i njohur për gazetën në kushte anonimiteti.
Në këto vizita Fadil Nura po shoqërohët nga militantët e PDK-së si Blerim Fazliu kryetare i nendegë III te PDK-së në Skenderaj dhe nga Nexhat Ahmeti e Ragip Durmishi asambleist të PDK-së në Kuvendin Komunal te Skenderajt, duke anashkaluar krejtësisht menaxhmentin e QKMF-së të cilët do të duhej të ishin pjesë e ketyre vizitave në menyrë që t’i raportonin për problemët në këtë institucion shqndetsorë.
“SEJMENET” e shoqërojnë Fadil Nurën në QKMF madje edhe natën për t’i realizuar ambicjet e tyre të cilat veç i’a kishte premtuar “BABA” para zgjedhjeve ketyre militantëve partiak.
“Sot kryetari i nendeges se lagjjes nr:3 z. Blerim Fazliu bashk me antaret e PDK-së ishin per vizit tek Kryetari i Komunes se Skenderaj z.Fadil Nura dhe nenkryetarit z.Sami Lushtaku te cilve ja uruan detyren e re nga antaret e PDK-së te lagjes nr:3 kishte shkruar ne llogarinë e tij në facebook Blerim Fazliu.
Tutje juristi në krye të Skenderajt z. Nura nuk e ka aspak në konsideratë të drejtat e pacientit të cilët i ekspozon në fotot dhe i publikon e që bie në kundershtim me të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe me te drejtat e pacientave të cilat janë të mbrojtura me konventa nderkombëtare.
Me 14 dhjetor 2021
Stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, është i angazhuar të përballojë suksesshëm situatën sa i përket sezonit të gripit, me gjithë rrezikun për rritje të numrit të pacientëve, dhe vazhdimësinë e pandemisë.
Ndërkaq ne si Komunë do ti kushtohemi QKMF-së, duhet të marrim përgjegjësi shtesë në mënyrë që t’i shkurtojmë pritjet dhe radhët e pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore.
Dje me 15 dhjetor 2021
“Kryetari i Komunë së Skenderajt, Fadil Nura, e ka vizituar dje në mbrëmje Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, pas rritjes së numrit të pacientëve si pasojë e gripit sezonal.
Kryetari Nura ka kërkuar angazhim të shtuar nga stafi i QKMF-së, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë kjo situatë.
“Stafi mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, është i angazhuar të përballojë suksesshëm situatën sa i përket sezonit të gripit, me gjithë rrezikun për rritje të numrit të pacientëve, dhe vazhdimësinë e pandemisë.
Ndërkaq ne si Komunë bashkërisht me menaxhmentin e QKMF-së, duhet të marrim përgjegjësi shtesë në mënyrë që t’i shkurtojmë pritjet dhe radhët e pacientëve që kërkojnë shërbime mjekësore”, ka thënë kryetari Nura në fund të vizitës.
Një ndër synimet e qeverisjes aktuale është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në QKMF dhe në qendrat tjera të mjekësisë familjare.”
“Kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe me drejtoreshën për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj. Ata nga afër kanë vizituar të gjitha shërbimet që ofron QKMF në Skenderaj. Kryetari i komunës Fadil Nura është shprehur se shëndetësia është prioritet i qeverisjes së tij. Ai ka paralajmëruar se shpejt do të funksionalizohet Shtabi Emergjent për COVID-19, do të rregullohet çështja e autoparkut në oborrin e QKMF-së si dhe do të shikohet rreth mundësisë për stimulimin e mjekëve që të qëndrojnë në vend.
siç merr vesh nga burime të pa konfirmuara brenda Komunes së Skenderajt globisot, sot Fadil Nura e ka ftuar në takim zotri Osman Veliu drejtor i QKMF-së në Skenderaj të cilit i ka kërkuar dorëheqjene tij për ti liruar vendin militantëve të cilëve u kishte premtuar një pozitë të tillë gjatë fushatës elektorale në këtë komunë.