“Fadil Nura me plan për rrënimin e shkollës së Polacit”

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, javën e kaluar ka mbajtur një takim me banorë të fshatit Polac, me të cilët ka biseduar rreth rrënimit të shkollës së vjetër të këtij fshati.
Për këtë vendim të z. Nura, ka reaguar kryetari i fshatit Polac, Isuf Hoti, i cili është ankuar pse nuk është ftuar në takim dhe për iniciativen e e kryetarit Nura për rrënim e shkollës.
Reagimi i tij i plotë:
“Ne emer te bashkesise lokale te fshatit Polac i njoftoj te gjithe bashkefshatareve te bashkesise lokale Polac-Kryshefc se sipas mediave te komunes se Skenderajit shkollen e vjeter te fshatit Polac Drenica dojn qe ta rrenojne pa kurfar arsyetimi.Une si kryetar i fshatit Polac ju lus qe shkolla e nxenseve nuk duhet qe te rrenohet ose te behet biznise ne vend te shkolles per arsyje se shkolla ka histori dhe shume breza kane dal tek ajo shkolle .Z.Fadil Nura ne vitin 2014 e ka nda parcelen ne lagjen Makolli dhe Veliu per te gjithe ata qe dojne te bejne biznise edhe sot eshte fabrika e shotave te cilet kane pasur qe te punesohen 30% e bashkesise por nuk funksionoi.
Jo ne shkolle sepse kjo eshte per interesa te disa individeve te fshatit.
Shkolla do te behet qerdhe per femijet tane ose fakultete private e jo te rrenohet.
Sa ishim ne krye me ish kryetarin z.Bekim Jasharin ne vitin 2018-19 jane nda parcelat ne Polacin e ri (Marine) per biznismenet tane qe te investojne dhe ne si bashkesi lokale i mbeshtesim ato investime
Une si kryetar i fshatit jam kunder kesaj mbledhje qe u mbajte ne asamblen komunale per rrenimin e shkolles se Polacit.
Pres nga Ministria e Arsimit Gjykata nga Organet Kompetente Kushtetuta Bashkesia Evropiane UNESCO qe shkolla nuk ben qe te preket sepse mbrohet me ligj.”