Fadil Nura e Sami Lushtaku mbi 16 mijë euro në dreka e darka me para të qytetarëve

Qeverisja e tanishmë e Skenderajt në krye me kryetarin Fadil Nura del të jetë e pa ngopur se i përket dhënies se drekave zyrtare në llogari të taksapagusve të varfër të kësaj komune, shkruan portali rajoni.org, përcjell RTV Okarina.

Rajoni.org ka siguruar raportin e shpenzimeve financiar të kësaj komune i cili pritët që të ju sjellet asamblistave të kësaj komunë; Qeverisja Nura vetëm për dreka zyrtara për përiudhën Janar – Qershor të këtij viti ka shpenzuar 16 mijë e 288 euro e 90 cent (16,288.90), nese këtë shifër e krahsojmë më vitin paraprak të qeverisjes së Bekim Jasharit për të njejten periudh del së këtu kemi dyfishim të shpenzimeve pasi që në te njejten kohë Qeverisja Jashari kishtë shpenzur 8 mije e 889 euro e 80 cent (8,889.20).

Hiç ma pak se 16.288.90 euro për gjashtë muaj nësë e zbërthejmë në ditë i bie 102 euro ose llogaria me thjeshtë 16 postërma të majmë; komuna e Skenderajt i ka fshi brenda 180 ditëve./RTV Okarina/