Një javë pas stuhisë Filomena, ushtria vazhdon të pastrojë borën në Madrid.
Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të mbetet e mbuluar nga bora, pas stuhisë më të fortë në dekada të tëra, dhe ushtria nuk ndalet në përpjekjet e saj për të pastruar rrugët nga bora dhe akulli në kryeqytet dhe në bashkitë e tjera të rajonit të Madridit.
Kryebashkiaku i Madridit, i kërkoi një ditë më parë qeverisë ta shpallte qytetin zonë të katastrofës natyrore, duke paralajmëruar se dëmi i shkaktuar nga stuhia e borës e fundjavës së kaluar do të kushtonte të paktën 1.4 miliardë euro.
Edhe në pjesë të tjera të Evropës situata është kritike. Autoritetet në Zvicër kanë paralajmëruar për rrezik orteqesh në rajonet malore të vendit alpin pas reshjeve të dendura të borës ditët e fundit. Transporti publik në Zyrih ka ndalur tramvajet dhe shërbimet e autobusëve duke thënë se bora ka rrëzuar pemë dhe ka bllokuar aksesin në disa trajektore.
Disa rajone në Zvicër kanë regjistruar deri në 80 cm borë në 24 orë ndërkohë që një pjesë e rajonit, në kufirin me Izolinë, është izoluar nga pjesa tjetër e vendit për shkak të bllokimit të rrugëve. Shumë rrugë janë mbyllur për shkak të orteqeve apo pemëve të rrëzuara edhe në rajonin perëndimor të Austrisë, në Tirol. Atje ka patur ndërprerje të energjisë elektrike ndërsa në gjermani, policia raportoi se një 72 vjeçare kishte humbur jetën pasi një pemë, e rënduar nga bora, kishte rënë mbi të ndërsa ajo po shëtiste qenin e saj.
Ndërkohë, qyteti francez i Strasburgut ka rritur nivelin e alarmit për shkak të reshjeve të borës pasi një sasi e konsiderueshme mbuloi rrugët duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
/RTV-Okarina/