Por, Zyra e EULEX-it ka thënë se Bamieh nuk ka thënë asnjë të vërtetë gjatë konferencës të së shtunës në Prishtinë. Në një reagim disa orë më pas, EULEX-i tha se provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016, nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it nga akuzat që ajo i ka bërë.
“Ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme, përgojime të pabazuara. Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re”, thuhet në reagim.
Për më tepër, EULEX–i shton se rasti i Bamieh në Britani të Madhe kundër misionit më të madh të jashtëm të BE-së në Kosovë, ishte hedhur poshtë më 2018.
“Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga insttiucionet e drejtësisë”, thuhet në fund të reagimit, ndërkaq EULEX-i ka bashkangjitur edhe vegëzat e dokumenteve lidhur me rastet e Bamieh.