Erdogan mesazh te qartë Vuçiçit se për çdo hap ndaj Kosovës, do ketë të bëjë me Turqinë

Presidenti turk Rexhep Tajjip Erdogan ka patur një bisedë telefonike të tensionuar me homologun serb Vuçiç, duke i kujtuar këtij të fundit që duhet të ndryshojë qasje ndaj Kosovës, pasi siç i ka thënë, “Turqia nuk është ajo e viteve ’90-të”, një mesazh i qartë ky se për çdo hap ndaj Kosovës, do ketë të bëjë me Turqinë, tashmë një fuqi e rikthyer ekonomike, ushtarake dhe diplomatike në nivel global.

Biseda ka qenë si reaksion i zhvillimeve më të fundit në Veri dhe jashtë kortezialitetit diplomatik. Burime kofidenciale thonë se gjuha e presidentit turk ka qenë e prerë, duke e këshilluar, por më së shumti paralajmëruar Vuçiçin, që të mos vijojë më me kërcënime apo dhe me romantizime ndaj Kosovës, duke i bërë të qartë presidentit serb se nuk do ketë asnjë lëshim apo tolerim po u cënua Kosova.

Kujtojmë se vitet e fundit Turqia është zgjeruar ekonomikisht në Ballkan, përfshirë dhe Serbinë, duke e detyruar këtë të fundit të jetë një nevojtare ndaj ndaj saj.

Ajo që në dukje është parë si një sajdisje e tepruar e Erdoganit ndaj Vuçiçit ose në pëgjithësi ndaj politikës serbe, është në fakt strategjia e pushtetit ekonomik dhe politik mbi Serbinë për ta mbajtur të frenuar ndaj çdo tentative ushtarake ndaj Bosnjës dhe Kosovës.