Erdogan falenderon të gjitha shtetet që i ofruan mbështetje në luftën kundër zjarreve

 

Presidenti i Turiqsë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka falënderuar vendet dhe organizatat që mbështetën Turqinë në luftën kundër zjarreve që e kapluan vendin që një javë.

Ai ka thënë  se Turqia do t’i kapërcejë këto kohë të vështira sa më shpejt të jetë e mundur, shkruan Anadolu Agency.

“Falënderoj në emër të kombit tim të gjitha vendet dhe organizatat mike që kanë dhënë mbështetjen e tyre, kanë dërguar fjalë të mira dhe ngushëllime, si dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar në luftën tonë kundër zjarreve në pyje”, ka shkruar Erdogan në Twitter.

Presidenti turk ka falënderuar presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, presidentin rus Vladimir Putin dhe kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për mbështetjen e plotë që ia kanë dhënë shtetit të tij në këtë kohë të vështirë.

 

 

Qeveria turke ka thënë se shumica dërrmuese e zjarreve në pyje janë nën kontroll. Të paktën tetë persona kanë vdekur, ndërsa zjarrfikësit, vendasit dhe vullnetarët po punojnë pa u lodhur për të vënë nën kontroll flakët.

 

\RTV-Okarina\