Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan,e ka uruar Albin Kurtin, Kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, pas marrjes së detyrës së re në krye të ekzekutivit, i cili ka pranuar letra urimi edhe nga katër krerë të tjerë të shteteve në rajon dhe më gjerë.
Edhe Erdogan është njëri nga ata që e kanë uruar Kurtin.
Ai në mesazhin urues të tij, kërkon nga kryeministri i Kosovës që të shqyrtojë hapjen e ambasadës së Kosovës në Jeruzalem.
“E di që edhe je keni shqetësime në çështjen e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem. Do të ishte e dobishme për Qeverinë e juaj që ta rishikoni këtë vendim brenda rezolutës së OKB-së dhe të drejtës ndërkombëtare” thuhet ndër të tjera në letrën e Erdogan për Kurtin.
/RTV-Okarina/