Një prej rrjeteve më të popullarizuara ndër shqiptarë është “Tik-Toku”. Në këtë platformë e cila shërben kryesisht për publikim të videove argëtuese dhe gara në mes përdoruesish, së fundi është bërë viral djaloshi kosovar me emrin Esat, e të cilin e thërrasin edhe “Esat Baushtella”, meqë punon në ndërtim, shkruan Jepi Zë.
Shprehjet që përdor Esati gjatë garave në “Tik Tok” kundër “rivalëve” të tij, kanë bërë që Esati të bëhet shumë i ndjekur. Në një prej video përballjeve, Esatin në kohë reale në “Tik-Tok”, e kanë ndjekur më shumë se 40 mijë persona, që është një shikueshmëri shumë e lartë, kur merret parasyshë që përmbajtja e videove është pa ndonjë vlerë.
Megjithatë, më herët ka qenë Albin Kurti, njeriu i rekordeve televizive. Intervistat e Kurtit para se të bëhej kryeministër herën e dytë, shiqoheshin me një interes të jashtëzakonshëm.
Megjithatë, kur Kurti i ka bëre fiks një vit si kryeministër, intervistat e tij nuk po ndiqen me interesin e dikurshëm nga përkrahësit e VV-së.
Në intervistën e sotme në televizionin publik, Kurtin nuk e kanë shquar as 10 mijë persona në kohë reale, kjo mbase për shkak të përformancës së tij si kryeministër për këtë periudhë dhe pritshmërive shumë të mëdha qe kishte krijuar.