Emisioni “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin drejtë përfundimit

 

Një nga emisionet më tq dashura për publikun “Nd’rrimi i Natës” me Alaudin Hamitin, po përfundon.

Gjatë këtyre viteve ju patët mundësi të ndiqni rrëfime emocionuese, me lot, me buzëqeshje, lajme ekskluzive e  deklarata të papritura nga fytyra të njohura shqiptare.

Alaudini arriti të aranzhonte intervista me emra që rrallë dalin në intervista dhe doli ‘fitues’ sa i përket ekskluzivitetit kur bëhej fjalë për lajme rozë.

Përveç kësaj, NIN u morr edhe me tema të ndjeshme, tema të ndryshme sociale e ekonomike, madje edhe humanitare (kujtojmë këtu tërmetin shkatërrues në Shqipëri kur prezantuesi u përlot).

Ju u familjarizuat me NIN-in duke pritur terminin për të parë se çfarë kishte rezervuar moderatori për ta ndarë me ju dhe për ju.

Por NIN kaq e pati!

Emisioni i njohur shqiptar me njërin nga prezantuesit më të dashur dhe të afërt me publikun, po përfundon për të mos u kthyer më.

 

 

Korriku do të jetë muaji i fundit me të ftuar ekskluziv për t’u ndërprerë pastaj dhe për të vazhduar Alaudini rrugëtimin e tij.

Gjithsesi, NIN do të mungojë në ekranet tona dhe do t’i mungojë artistëve që patën mundësi të shprehen për gjithçka rreth tyre.

 

\RTV-Okarina\