Emergjencë globale për klimën

Njerëzit në mbarë botën janë në ankth për ndryshimet në natyrë

Përkundër pandemisë, pothuajse dy të tretat e njerëzve në të gjithë botën tani e shohin ndryshimin e klimës si një emergjencë globale.

Më shumë se një milion njerëz nga 50 vende të ndryshme të botën morën pjesë në një sondazh, ku grupmosha më e madhe ishte ajo midis 14 dhe 18 vjeç. Rreth 1.22 milion njerëz të të gjitha gjinive, moshave, prejardhjeve dhe arsimimit morën pjesë. Në të gjitha vendet, 64% e pjesëmarrësve e panë ndryshimin e klimës si një emergjencë, duke kërkuar përgjigje urgjente nga vendet. 


Ulja e emetimeve të gazrave, plastika dhe mbrojtja e pyjeve ishin disa nga çështjet që sipas njerëzve kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Sondazhi, i quajtur “Vota e Popullit për Klimën”, është organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit. Organizatorët shpërndanë pyetjet e sondazhit përmes reklamave në aplikacionet mobile në 50 vende, midis Tetorit dhe Dhjetorit të vitit të kaluar.

54% u përgjigjën pro mbrojtjes së pyjeve, 53% kërkuan nga qeveritë që të vendoset në zbatim përdorimin e energjisë së rinovueshme, 52% dëshirojnë që tek paketa për ndryshimet e klimatike të përfshihet edhe teknikat bujqësore miqësore me klimën.

Ekspertët janë shprehur se njerëzit tanimë ndihen të frikësuar jo vetëm nga këto elementë, por edhe nga zjarret në Australi dhe Kaliforni, përmbytjet dhe uraganet një frikë, e cila shtohet edhe për shkak të pandemisë Covid-19.

Me një president të ri në Shtëpinë e Bardhë që po bën ndryshimin e klimës një përparësi dhe me një konferencë kyçe globale që do  të zhvillohet në Glasgow këtë vit, organizatorët e sondazhit besojnë se është një kohë e rëndësishme për udhëheqësit botërorë të dëgjojnë një gamë të gjerë të zërave të njerëzve mbi ndryshimin e klimës

/RTV-OKARINA