Eliza Hoxha-Adelina Graincës: Ktheja mandatin e vjedhur PDK-së

 

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kërkuar nga deputetja e LVV-së, Adelina Grainca që të kthej mandatin që Hoxha e quan të vjedhur nga votuesit e PDK-së.

“Nuk kujtoj që dikush nga PDK ka ofenduar ndonjëherë zonjën Grainca. Hapësirën e keni pasur këtu. Ndërsa, ne kërkojmë mandatin e vjedhur nga votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.”, tha ajo.

 

 

Ajo shoti se PDK nuk njihet në historinë e saj për linçime e as nuk ka shkruar mbishkrime për asgjë nëpër muret e askujt.

“Këtë e ka bërë partia që ka qenë gjatë në opozitë e sot në pushtët. Linçimet ndaj Valdete Dakës, Aida Dërgutit, Edita Tahirit, Ganimete Musliut ju keni shkuar aq larg sa keni dhunuar edhe ambasadoren amerikane. Në emër të grave, të lutëm ktheje mandatin e PDK-së”, tha Hoxha.