Ekzekutohen pagesat e para për të infektuarit dhe familjet e atyre që kanë humbur të afërmit nga Covid-19 në Skenderaj

 

Përmes një postimi në llogarinë facebook, kryetari Jashari ka bërë të ditur që dje janë ekzekutuar pagesat për 250 qytetarët e parë që kanë aplikuar (dhe që kanë plotësuar kriteret) nga janari i këtij viti  për të marrë subvencionin prej 50 euro për çdo të infektuar dhe 100 euro për çdo familjarë të humbur.

“Jam i vetëdijshëm që kjo shumë financiare e përcaktuar për subvencion nuk është e mjaftueshme  për mbulimin e shpenzimeve që kanë bërë të infektuarit me COVID-19, mirëpo këto janë mundësitë tona si komunë.

Të nderuar qytetarë, aplikimet po vazhdojnë dhe kështu do të vazhdojmë me realizimin e këtyre pagesave për këto dy kategori të komunës sonë.

Vazhdojmë bashkë, në shërbim të qytetarëve!”, shkruan ndër të tjera Jashari.

/RTV-Okarina/