‘Eksperti i luftës’, Tao Balla: Jemi në prag të luftës së tretë botërore!

‘Eksperti i luftrave’, njëkohësisht edhe deputet në Kuvendin e Shqipërisë Tao Balla ka paralajmëruar shqiptarët se sot jemi në prag të Luftës së tretë Botërore. Sipas tij ata që protestojnë janë në shërbim të Moskës. Kjo deklaratë e Ballës, vjen pas disa ditësh qëndrimi në Gjermani, bashkë me dy kolegë të tjerë, normalisht me taksat e shqiptarëve.

Deklarata e tij e plotë:

“Sot duhet të jemi më të bashkuar se kurrë pasi jemi në prag të një lufte të Tretë Botërore, është i miop, o shurdh ose është Sali Berisha., asnjë politikan shqiptar nuk mund ti bëjë yzmet Moskës sot por duhet të bëjmë shërbim vetëm qytetarëve shqiptarë. Jemi kuvendi parlamenti më me fat jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por në të gjithë Evropën që gëzojmë mbështetjen më të madhe kudo. Ne duhet të jemi njerëzit që të sjellim shembullin për qytetarët shqiptarë”.