Në orët e hershme të mëngjesit, sot ka pasur të reshura të mëdha të shiut, ku për pasojë rrjeti i disa kanaleve atmosferike, nuk ka mundur t’i përcjell të reshurat dhe uji ka dalë ne sipërfaqe.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka njoftuar menjëherë shërbimin e zjarrfikësve dhe ekipet emergjente dhe kanë dal në terren për të pastruar kanalet atmosferike dhe tani rruga kryesore Drenas-Komoran është e kalueshme.