Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përshëndetur zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, duke thënë se u përmbyll kuadri institucional që garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.
Rama në një postim në Twitter uron për një punë të mbarë dhe të suksesshme për qytetarët e Kosovës.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin!”, shkruan Rama.
\RTV-Okarina\