Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka nisur ditën e sotme në një mënyrë të veçantë.
Rama ka publikuar fotografinë e artistes shqiptare me famë botërore Dua Lipa, e cila shihet e veshur me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës.
“Mirëmëngjes” ka shkruar Rama në profilin e tij në Facebook, duke i uruar kështu shqiptarëve 13 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.Përvjetori i trembëdhjetë i shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, do të shënohet me shumë aktivitete të organizuara nga institucionet qendrore dhe lokale.