Konferencën për media e mbizotëron çelja e bisedimeve për tu anëtarësuar në BE.
Por pyetja e fundit e bërë nga një gazetar prej Zvicrës, ndryshoi temën krejt.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet se pse vendi i tij është kundër raportit të senatorit Dick Marty, në bazë të të cilit u themelua Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë.
Rama, që mohon ta ketë quajtur Martyn, njeri të manipuluar nga Rusia, thotë se raporti i i miratuar nga Këshilli i Evropës më 2011 është turp e që duhet të zhbëhet.
“Hetime pas hetimesh janë bërë ndër vite në Kosovë e Shqipëri , krejt të pavarura nga ndonjë ndërhyrje pushteti dhe këto hetime kanë nxjerr asgjë pra zero e nën zero rezultat në trafikimin e organeve të njerëzve. Ne po kërkojmë që t’i tregojmë botës se kjo ishte një maskaradë, që gjuajti kaq shumë baltë mbi një shtet të pavarur pra Kosovën dhe mbi luftën e tërë çlirimtare”.
Ai, thotë se udhëheqësit e UCK-së, disa prej të cilëve po mbahen në paraburgim gati dy vjet ,s’kanë lidhje me pretendimet për “trafikim organesh njerëzore”
“Është e papranueshme të shihet një komb i çliruar nga përkushtimi kaq i madh i koalicionit të shteteve demokratike dhe fal ushtrisë çlirimtare kundër spastrimin etnik të makinerisë së Sllobodan Millosheviqit të hidhet në nivelin më të thellë të bërllokut të medies ndërkombëtare. Kjo nuk është për mediat por është për raportin që u mbështet nga gjithë Këshilli i Evropës” tha ai.
Ai, shtoi se Tirana nuk dorëzohet në këtë çështje dhe se nuk e ka personale me Martyn dhe raportin e tij, që sërish thotë se është i mbushur me propagandë ruse.
“Asgjë personale , asgjë kundër zotëriut në fjalë , të cilin nuk e njoh dhe nuk dua ta njoh. Por kjo është diçka që duhet të hiqet me emrin që e ka, përderisa në të kundërtën të tregohet edhe dëshmia më e vogël” – shtoi shefi i qeverisë shqiptare.
Edi Rama, ka vizituar të paraburgosurit në Hagë më 10 maj. Në mesin e atyre që mbahen aty është dhe ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Videon e plotë të kronikës mund ta gjeni mëposhtë: